Home Rreth Nesh Librat Aktivitete & Media Kontakte
line

Librat

Doktrina Shok

Line

 

Struktura e botimeve të Shtëpisë së Librit OMBRA GVG është ndërtuar mbi disa kolana dhe udhëtojnë nga letërsia për fëmijë, letërsia bashkëkohore (shqipe dhe e huaj), letërsia klasike, librat shkencorë, studimorë, shkollorë dhe profesionalë. OMBRA GVG është e fokusuar në prurjen e letërsisë më të mire të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Kujdes të veçantë ne i kushtojmë nivelit dhe emrave të përkthyesve të cilëve u beson veprat e autorëve të huaj. Shtëpia e Librit OMBRA GVG qëmton me kujdes dhe boton vepra dhe autorë të zgjedhur. Ky përcaktim i lartë professional e dallonw nga shtëpitë botuese të tjera, ka konsoliduar pfoflin e saj dhe ka tërhequr edhe vëmendjen e lexuesve, të studiuesve e të kritikës. Shumë nga autorët dhe veprat e botuara nga Shtëpia e Librit OMBRA GVG, janë fituese të shumë çmimeve në panairet e librit brenda dhe jashtë shqipërisë, dhe mbajtës të trofeve tërëndësishëm në konkurse të ndryshme. Çmimi Kombëtar “Lumo Skëndo” për Bibliofilinë, është dhënë në 2010 nga Biblioteka Kombëtare dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për veprën monumentale “Statutet dhe Urdhësat e Kishës Katedrale të Drishtit”. Ky libër tashmë është pasuri e vyer jo vetëm për lexuesit, por edhe për studiuesit dhe historinë e Shqipërisë. Vepra studimore është përgatitur nga studiuesit e njohur Dr. Musa Ahmeti dhe Dr. Etleva Lala.

Për të realizuar cilësisht por edhe për të ndjekur ritmet më të fundit me botimet botërore, OMBRA GVG ndjek me kujdes dhe është në sinkron të plotë me tendencën bashkëkohore të shtëpive botuese në botë.

Librat për fëmijë

Letërsia për fëmijë, padyshim, është nga seritë më të dashura në projektet e Shtëpisë së Librit OMBRA GVG. Kolanat e saj janë strukturuar sipas kriterit të moshës dhe zhvillimit psikomotor të fëmijëve. Për fëmijët parashkollorë nga 0-6 vjeç përveç librave artistikë është e struktuar edhe seria e edukimit metodik alternativ. Kriteri i vijueshmërisë së të nxënit si dhe i mësimdhënies janë konsideruar si marrëdhinie e pandarë edukimit nëpërmjet sistemit të dijeve, formimit qytetar dhe atij profesional. Kjo metodologji e informacionit ka ardhur si rezultat i shfrytëzimit të standarteve më të mira bashkëkohore jo vetëm në arsim por edhe në psikologji.
Në serinë e botimeve për nxënësit e shkollës fillore dhe 9-vjeçare, spektri zgjerohet me serinë e botimeve antologjike në ndihmë të procesit arsimor mbështetur në standartet e kurikulave shtetërore. Fëmijët kanë mundësinë e zgjedhjes së botimeve sipas nivelit kulturo dhe arsimor, nëpërmjet konceptit hap pas hapi të të nxënit. Kjo gamë bashkëkohore përfshin seritë e botimeve enciklopedike, shkencore, didaktike dhe artistike.

Shtëpia e Librit OMBRA GVG e vlerëson shumë dhe e respekton lexuesin e saj të vogël, të dashur dhe besnik.

Equinox

Equinox është konceptuar si kolanë më vete, e dedikuar posaçërisht për letërsisë bashkëkohore shqipe në botimet e OMBRA GVG. Nën logon Equinox indentifikohen tituj dhe autorë bashkëkohorë shqiptarë të rëndësishëm. Brenda korpusit të Shtëpisë së Librit OMBRA GVG, Equinox ka krijuar autoritet dhe profil të rëndësishëm, gjë që është lehtësisht e dallueshme për nga vetë tipologjia e saj. Kjo seri botimi është strukturuar vetëm për prozën dhe poezinë.

Ky identitet i kuruar me kujdes spikat edhe përtej katalogut të botimeve të Shtëpisë së Librit OMBRA GVG.





 
Ombra GVG
 

Për të parë katalogun e botimeve të Shtëpisë së Librit OMBRA GVG, duhet të keni Adobe Reader. Ju mund të shkarkoni Adobe Reader duke klikuar më poshtë.

Get Adobe Reader

KataloguLibra për fëmijë
Copyright © 2010 Ombra GVG.